Lëshohen 70 urdhër arreste për muxhahedinët, MEK pretendon për 1 të vrarë, policia e mohon

Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrollit pas një urdhri nga Gjykata e Lartë.

Mësohet se ka tensione në hyrje të kampit, ku anëtarë të MEK po protestojnë ndaj situatës së krijuar brenda kampit nga kontrollet policore, ndërsa pretendojnë se ka mbetur i vdekur një muxhahedin, kurse disa të tjerë janë plagosur, por policia e mohon diçka të tillë.
Drejtori i shtypit në AShraf, Shahriar Kia tha për Tch: Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit.

Policia është duke zhvilluar një operacion kërkimor në kampin e MEK në Manzë pas urdhrit të GJKKO-së.

Në një reagim për mediat, Policia konfirmoi operacionin, ndërsa nuk dha detaje në lidhje me shkakun.

Policia pritet të dalë në një reagim për shtyp pak më vonë në lidhje me kërkimet në këtë kamp si edhe përplasjen mes muxhahedinëve dhe bluve. /albeu.com


Shtuar 20.06.2023 11:31