Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Çukë, Sarandë.
Në polici janë paraqitur 3 shtetas pjestarë të një familjeje, të cilët janë të plagosur dhe kanë shkuar pranë spitalit të qytetit.
Anëtarët e familjes kanë plage të shumta të shkaktuara me sende të forta. Të plagosurit janë pjestarë të familjes Avduli.
Shtetasi Shaban Avduli, 62-vjeç ka plagë me sende të forta në kokë, Florenc Avduli 37 vjeç, ka marrë plagë në dorë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekëve ka shembje brinjësh.
Dyshohet se ngjarja është kryer për motive pronesie.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shpallur në kërkim autorin, i cili është person me precedentë të mëparshëm kriminal./albeu.com