“E dinim që burri e dhunonte, por e falëm”, Flet vëllai i 41-vjeçares: Motrën se shponin as plumbat, jo të pinte helmin

Vëllai i 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila u vetëhelmua me fostoksinë, ka hedhur akuza se e motra u vra nga bashkëshorti i saj, Xhemal Loka.

Ai ka treguar se kishin dijeni për dhunën që 45-vjeçari ushtronte ndaj viktimës, por u shpreh se e kishin falur me mendimin se do të ndryshonte.

Vëllai i së ndjerës rrëfeu se kunati i tij, i cili është arrestuar nga policia nën akuzën se nxiti të shoqen të vetëvritej, ka qenë 15 vite burg dhe se ishte arratisur nga qelia.

View this post on Instagram

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

“E kemi falur me mendimin se do të ndryshojë. Fëmijët janë marrë mbrojtje nga dajat e tyre. Ne dibranët ti gjuajmë gruas me shpullë nuk e quajmë gjë, është diçka mes çiftit. Por të më mbysë motrën në dru e të ma nxijë. Motrën time nuk e shponin plumbat, jo të hante helmin. I lutem shtetit të më zbardhë çështjen. E kemi ndihmuar shumë motrën, e kam rritur vetë. Jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe psikologjike.

Ai burrë ka bëre 15 vite burg dhe në rrjetet televizive nuk është e deklaron policia. Ka qenë në burg në Dibër, ka thyer burgun para rreth 20 vitesh dhe u iku”, tha ai për News24.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e Janarit, ndërsa sipas policisë Xhemal Loka e kishte kërcënuar me vdekje të shoqen në sy të një prej fëmijëve.

Celularin e tij ku i kishte dërguar video dhe mesazhe kërcënuese gruas së tij, ai ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, por është sekuestruar nga blutë së bashku me telefonin e viktimës.