Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e fëmijës tetë vjeçar në spitalin e Hipokratit në Selanik.
Fëmija shkoi në spital me temeperaturë të lartë, ndërsa ndërroi jetë paparitur. Fillimisht mjekët e diagnostikuan 8-vjeçarin me virozë .
Sakaq analizat e fundit pas vdekjes tregojnë se fëmija vdiq nga streptokoku. I mituri u shtrua në spitalin e Naousës të shtunën e kaluar me ethe dhe simptoma gastroenteriti.
Të dielën, shëndeti i fëmijës është përkeqësuar. Ai është transferuar në Selanik, fillimisht në spitalin Gennimatas dhe më pas në spitalin Hipokrati, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë vdiq.
Babai i 8-vjeçarit tha për protothema.gr se fëmija pasditen e së premtes kishte temperaturë të ulët dhe për këtë arsye mjekët i dhanë ilaçe antipiretike, pasi e diagnostikuan me virozë, një ftohje e thjeshtë. Të nesërmen, ai tha se djali ishte me të vjella, temepraturë dhe simptoma gastroenteritis. Për rrjedhojë e çuan në spital për analiza, ku për fat të keq ndërroi jetë./albeu.com/