Shtëpia e modës ‘Givenchy’ ka qenë dekada të tëra sinonim i bukurisë, glamurit dhe modës së lartë franceze, prandaj nuk është çudi që kurorëzimi i trashëgimtarit të “Givenchy”, Sean Taffin dhe të dashurës së tij nga universiteti, Dahye Jung, shkëlqeu me elegancë dhe luks.
Çifti, të dy në fund të të 20-ave, u martuan në gusht në Paris, në një ngjarje që tashmë është quajtur “kurorëzimi i vitit”. Së fundmi, ata ndanë për herë të parë detaje dhe fotografi nga ceremonia, të cilën nusja e përshkroi si “të pabesueshme”, sipas DailyMail.
Ceremonia katolike u mbajt në Bazilikën Sainte-Clotilde dhe u krye nga Marc Lambret, i cili e mbajti këtë meshë si të fundit para pensionimit. Para shumë anëtarëve të familjes, nusja u shfaq në altar me një fustan martese pa brez të punuar me porosi nga dizajneri Andrew Kwon, me një vello të gjatë si katedralja, të kombinuar me këpucë krem nga marka “Manolo Campari”.
Vëllezërit e Sean-it, Lucas dhe Matthew de Givenchy, ishin kumbarët, ndërsa të pranishëm ishin edhe xhaxhai i Sean-it, dizajneri amerikan i bizhuterive James Taffin, si dhe e afërmja Stella de Givenchy. Babai i Sean-it, Hubert Taffin de Givenchy, ndërroi jetë në 2016, dhe Sean-i mori emrin e tij nga xhaxhai i njohur Hubert de Givenchy.
Kurorëzimi ishte kulmi i një festë tre-ditore, e cila nisi me një darkë provuese në restorantin luksoz ‘La Fontaine Gaillon’. Ditën e ardhshme, mysafirët morën pjesë në një “brunch mirëseardhjeje” në hotelin ‘Le 5 Particulier’, ku u argëtuan dhe shijuan ëmbëlsira. Pas ceremonisë, festimet vazhduan në Le Pavillon Dauphine St Clair.
Dahye, për Vogue, deklaroi: “Vizioni im për kurorëzimin ishte i përjetshëm, klasik dhe padyshim parisien. Kur u ndjeva e kënaqur me ‘vision board’-in tim – një prezantim PowerPoint me mbi 100 slajde – e ndava me planifikuesen tonë, Marie Bitton, dhe ajo bëri magjinë e saj”.
Megjithëse familja e Sean-it është e lidhur me një emër të njohur mode, Dahye zgjodhi të vishej me fustan të dizajnerit Andrew Kwon. Ajo pranoi se nuk ishte “dashuri me shikim të parë”.
“Derisa e gjeta këtë fustan, kisha vizituar mbi 10 sallone martesash në Manhattan dhe ende nuk e kisha gjetur ‘fustanin e duhur’. Humbja shpresa”, rrëfeu ajo.
Por pasi pa një dizajn të ngjashëm në ngjyrë të zezë, vendosi të rrezikojë dhe kërkoi nga ekipi i Kwon-it të krijonte fustanin për të. Pas shumë orësh pune, fustani doli perfekt. Nga aksesorët, ajo mbante vetëm varësen e nënës së saj dhe perlat e gjyshes së Sean-it.
Çifti u njoh në vitin 2018, gjatë studimeve në Universitetin McGill në Montreal. Sean tregoi se e kishte vënë re Dahye-n kur ajo po bënte vullnetarizëm në një ngjarje, por nuk kishte guxim t’i afrohej menjëherë. Miqtë e inkurajuan dhe më pas ata u fejuan në New York.
Megjithëse ceremonia kryesore u zhvillua në Paris, qyteti ku Sean u rrit, çifti kishte edhe një ceremoni civile në New York në shkurt. Dahye atëherë, për respekt ndaj trashëgimisë familjare, veshi një çantë ‘Givenchy’ me fustanin e markës ‘Khaite’.