Bardha Marku ka folur pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Aleks Marku disa ditë më parë.
Aleks Marku mbajti peng për disa orë fëmijët dhe i terrorizoi pasi qëllonte me kallashnikov brenda një banese në “Shkëmbin e Kavajës” të cilën e kishte marrë me qira.
Ai qëlloi edhe ndaj RENEA-s, të cilët përfundimisht arritën ta neutralizonin dhe arrestonin.
Bardha Marku tha në “News 24” se Aleks Marku nuk e dhunonte fizikisht, por vetëm psikologjikisht.
“Fëmijët janë mirë. Janë qetësuar. Ishin të lodrat, luajnë. Tani nuk flasin se s’dua t’i marr në pyetje që mos t’i shqetësoj. Një javë qëndrova në Itali. Shkova se ishte fëmija në Itali. Kisha dokumentet e vaksinave në Itali dhe nuk mi dilnin te libreza. Dhe ndaj nuk i merrte më as shkolla. Më çoi fjalë mësuesja e djalit të vogël që duhet t’i çoja vaksinat. Kam qëndruar në Itali vajtje ardhje me pasaportë. Kemi qenë të martuar perj 11 vitesh. Nuk ka qenë i tillë. Kohët e fundit, rreth një vit, që ka qenë shumë nervoz.
Jo droga, dhe mora urdhrin e mbrojtjes. Jo jo nuk më dhunoi, kërkova urdhër mbrojtje. Me sy nuk e kam parë kurrë që pinte drogë, por me fjalë. Në orën 2 të natës erdha nga Italia. U vonua rreth 1 orë e ca me vonesë. Më pas shkova te mamaja. Se këto dy ditët e fundit nuk mi qiti në telefon fëmijët. Po të shkoja te ai direkt do të përkeqësohej gjendja. Në orën 7 e 30 më mori në telefon policia dhe më tha; hajde merr fëmijët në komisariat. Nuk e di ca të mendoja në ato momente. Por më thanë se fëmijët janë mirë. Fëmijët kur më panë u kënaqën. Fëmijët thanë se Aleksi ishte i pirë. Nuk më kishte dhunuar fizikisht, por vetëm dhunë psikologjike. Me djemtë nuk ka shkuar keq, jo! Kohët e fundit e bënte nervoze droga. Do të divorcohem. Nuk kam punuar këtu.”, tha ajo.