Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlend Hasanajn, i cili akuzohet se vendosi tritolin pak ditë më parë në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Trupa gjyqësore e dha këtë vendim pavarësisht pretendimeve të avokatit të Hasanajt, sipas të cilit klienti i tij kishte qenë në një qendër tregtare në Tiranë vetëm 20 minuta para shpërthimit në shtëpinë e Dukës.
Ndërkohë, avokati i Arlend Hasanaj ka paraqitur prova se klienti i tij në momentin e ngjarjes ishte në një qëndër tregëtare.
Avokati gjithashtu tha se çështja do të apelohet. /albeu.com/