Policia e Durrësit, ka arrestuar shtetasin Xhemal Loka, pasi dyshohet se shtyu gruan e tij Bedrie Lokën, drejt vetëhelmimit, ndërkohë është marrë në pyetje sërish nga policia.
Sipas bluve të Durrësit, rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë.
Gjithashtu, 45-vjeçari gjatë marrjes në pyetje ka mohuar akuzën.
“Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok”, – ka deklaruar ai.
Ndërsa lidhur me dëshmitë e fëmijëve, të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre, si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë.
Nuk ka dhënë asnjë përgjigje, bëjnë të ditur në policinë e Durrësit.
Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij.
Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.
Xhemal Loka, u arrestua një ditë më parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.