Dyshohet se vuri tritol në shtëpinë e Dukës, mbërrin në Gjykatë 34-vjeçari

Shtetasi Arlen Hasanaj, 34-vjeç, i cili dyshohet se vuri tritolin në shtëpinë e kreut të FSHF Armand Duka, ka mbërritur në Gjykatën e Durrësit.

Hasanaj, pritet të njihet me masën e sigurisë për shpërthimin me tritol.

Ndërkohë avokati i tij, Ilia Ilia, ka deklaruar se ka prova të mjaftueshme për pafajësinë.

Gjykatësja që do të japë vendimin për të riun do të jetë Shpëtime Pitaku, ndërsa prokurore e kësaj çështje do të jetë Nadime Kurti.

Mësohet se Gjyqi do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Hasanaj është i vetmi i arrestuar për shpërthimin me tritol në shtëpinë e Dukës, ngjarje e cila ndodhi 24 janar 2022. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit, ku si pasojë nuk pati të lënduar. Vetë Duka nuk ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit, por e mësoi nga bashkëshortja e cila e kishte njoftuar për një shpërthim të madh dhe më pas kishte mësuar se kishte qenë tek porta e jashtme e shtëpisë së tij.


Shtuar 29.01.2022 10:32