Policia e Kosovës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Mitrovicë.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë në veri, Besim Hoti i cili ka thënë se vrasja është kryer me thikë.
“I dyshuari besohet se me mjet të mprehtë thikë, për vdekje ka lënduar vëllain dhe babanë e tij. I dyshuari është arrestuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda banesës familjare”, ka thënë Hoti.
Hoti po ashtu konfirmoi se i dyshuari ka qenë binjak me vëllain që humbi jetën.
Mediat e Kosovës raportojnë se bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq. Ky i fundit vite më parë ka qenë kryetar i Divizionit te Gjykatës se Apelit në Mitrovicë.