Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra për 9 punonjësve të ish-ALUIZNI-t dhe IMT.
Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Njoftimi:
Në njoftimin për mediat njoftohet se Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka regjistruar procedimin penal ndaj shtetasve M. I., M. K., H.H., A.M., D.Z., M. Sh., J.K., G.K. dhe M.T., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.
Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, me mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal, pasi ata kanë marrë vendime prishjeje të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.
Shtetasi A.K. me detyrën e Drejtorit të bordit të ndërmarrjes kanalizmieve, ka konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit të detyrës” pasi me shkresen nr.158/1 prot datë 26.03.2015, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i shtetasit F. H., nuk cënon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar.
Për sa më sipër, në kuadër të hetimeve të procedimit të sipërpërmendur, nga ana e akuzës është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Durrës, caktimi i masave të sigurimit ndaj 9 shtetasve nën hetim si më poshtë.
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit M.I, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit M. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit H.H.i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 tëK.Pr.Penale ndaj shtetasit A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit D.Z, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit M.Sh, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit J.K, i padenuar më parë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit G. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetases M.T, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.
Me vendimin e datës 24.05.2023 Gjykatae Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi të konfirmojë masën shtrënguese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shteatasve H.H D.Z M.SH dhe G.K. Të revokojë masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve M.K., M.I., J.K. dhe të deklarojë të pa pranueshme kërkesat për shtetaset A.M dhe M.T.