Një shofer kamioni është arrestuar pasi është përplasur me barrierat e sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë.
Një hetim paraprak zbuloi se shoferi “mund të ketë goditur qëllimisht barrierat e sigurisë në sheshin Lafayette” në Uashington DC, tha Anthony Guglielmia, një zëdhënës i Shërbimit Sekret të SHBA.
Nuk ka pasur të lënduar në shërbimin sekret apo personelin e Shtëpisë së Bardhë, shtoi ai.
Një video e postuar në rrjetet sociale tregoi një kamion U-Haul duke u përplasur me barrierat nga një distancë e shkurtër.
Personi që postoi pamjet tha se ishte hera e dytë që automjeti godiste barrierat.
Pas përplasjes, një robot me telekomandë hapi dyert e pasme të kamionit, ku dukej një karrocë, por asnjë pajisje tjetër e dukshme.
Guglielmia shkroi në Twitter: “Akuzat do të ngrihen nga Policia e Parkut të Shteteve të Bashkuara me mbështetjen hetimore nga #SecretService”.
Hoteli aty pranë Hay Adams u evakuua me kërkesë të Shërbimit Sekret./Albeu.com/