Dyshohet se përdhunoi në prani të dy të miturve 10-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohet në Kakavijë adoleshenti i shpallur në kërkim

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar në Kakavijë një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka abuzuar me një të mitur.

Sipas policisë, ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
Adoleshenti u kap ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Të lidhura

None found


Shtuar 4.04.2026 11:16