Dyshohet se keqtrajtuan 3 të mitur, nis hetimi për 2 punëtore në shtëpinë e fëmijës Sarandë

Policia e Sarandës ka nisur hetimin për dy punëtore të shtëpisë së fëmijës Sarandë pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar 3 fëmijë të mitur.

Kallëzimi është bërë nga nëna e fëmijëve.

Njoftim policie

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset  E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë”, bën me dije policia.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijët e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 28.09.2022 11:38