Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për dy të pandehur të akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me blerjen e votave në favor të PSD në Kukës.

Sipas SPAK, shtetasit K. P. dhe G. P. kanë premtuar dhe shpërndarë shuma parash me qëllim orientimin e votës për kandidatin e PSD në këtë qark.

Për shtetasin K. P., i arrestuar, prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit e 2 muaj burgim, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërsa për G. P., i cili po gjykohet në mungesë dhe më herët ka mbajtur detyrën e kryetarit të një njësie administrative/kryeplakut, SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 8 muaj burgim, gjithashtu me gjykim të shkurtuar.


Shtuar 17.02.2026 14:36