Dyshohet për sulm në zemër, aktori i “50 hijet e Greit” përfundon në spital

Jamie Dornan, aktori i njohur nga roli i Kristian Greit në “50 hijet e Greit”, ka përfunduar në spital pasi përjetoi simptoma të sulmit në zemër të shkaktuar nga një vemje toksike gjatë pushimeve në Portugali.

Jamie Dornan dhe shoku i tij, Gordon Smart kishin pirë verë dhe kokteje, përpara raundit të tyre të golfit në natën e parë, teksa shijuan motin e ngrohtë të Gadishullit Iberik.

Smart, djali i një doktori, filloi të frikësohej pasi ndjeu ndjesi shpime gjilpërash në gjymtyrët e tij pasi kishte pasur kontakt me një nga vemjet. Vemjet janë të zakonshme në fushat e golfit në jug të Portugalisë.

“Fillova të ndjeja shpime gjilpërash në dorën time të majtë dhe më pas në krahun tim të majtë. Unë jam djali i një mjeku dhe mendova: Kjo është normalisht shenja e fillimit të një ataku kardiak”, tregoi Smart teksa kujtoi se më pas e gjeti veten së bashku me Jamie Dornan në pjesën e pasme të një ambulance”.

 


Shtuar 24.01.2024 16:44