Dyshohet për përfshirje në atentatin ndaj Fatbardh Licit/ Ish-partnerja e Safet Bajrit, kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

Ish-partnerja e Safet Bajrit, Eria Ago, ka bërë kërkesë për zëvendësmin e masës së sigurisë që është në fuqi ndaj saj. Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet sot nga GJKKO.

Ajo dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Eria Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.


Shtuar 22.09.2025 11:45