Dyshohet për lidhje me atentatin e Rinasit/ Kush është Ylli Zalla, pronari i banesës ku u gjet arsenali i armëve

Këtë të premte, policia e Tiranës, zbuloi një arsenal armësh në fshatin Zall në Fushë-Krujë, që dyshohet se i përkasin shtetasit Ylli Zalla 49-vjeç, një person me precedent penal dhe që është i shpallur në kërkim prej muajit nëntor të vitit të kaluar.

Në operacionin e sotme, policia sekuestroi 24 kallëpe tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti.

Zallës pak muaj më parë u sekuestrua nje tjetër arsnal armësh dhe ai u shpall në kërkim, ndërkohë po hetohet edhe me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë Ylli Zalla me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe ish efektivi i AMP, Muçi Shaljani.

Ndërkohë, ka dyshime se automjeti tip Toyota, i përdorur nga autorët e atentatit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani alias Sheqeri doli nga banesa e Zallës.


Shtuar 20.02.2026 14:42