Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ‘’Visit të Pojës” iu gjetën 3 milionë euro para 1 viti dhe iu gjetën sërish 3 milionë euro tani.
Berisha: Po marrim bandën Troplini. Unë mund t’ju them ju se ndoshta Troplini është karteli më i fuqishëm i drogës në Europë.
Sepse ka që në vitin 2020 që ka në dispozicion të plotë çdo metër katror të portit të Durrësit. Ka tre vite që nuk kapet një gram kokainë.
Tani këta morën Arkend Ballën, Arken Balla këtë se njoh fare.
Ka qenë deputet ka marrë në vitin 2021 gjithsej 2400 vota. Tani na del me 21 mijë vota.
Ka marrë Arkend Balla 5 mijë vota më shumë se Edi Rama.
Ky i ka blerë ato vota dhe me terror. Këta kanë edhe lojërat e fatit në Durrës. Sueli ka sistem pensionesh në Elbasan.
Sara Miles i shkuan votat 30 e sa mijë mirëpo kjo bënte ‘mu’ kaq shumë edhe Rama urdhëroi që t’ia ulnin votat.
Ose Pojat se Poja quhet ai se nickname i Xhevdetit Poja është dhe pasta je morën të gjithë Poja ato.
Ose I dhanë Altinit disa milionë euro.
A ju kujtohet para 1 viti kur i gjeteën në oborr 3 milionë euro, tani shkuan e i gjetën prapë 3 milionë euro.