Ditën e sotme, në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk e njeh legjitimitetin e zgjedhjeve të 11 Majit.
“Nëse keni ndjekur ne kemi paditur çdo qark për legjitimitetin e zgjedhjeve, kemi dokumente të pafundme”, theksoi Berisha.
Gjithashtu, kryedemokrati komentoi akuzat e kandidatëve të opozitës për deputetë, se u janë vjedhur votat duke u shprehur se “do t`i mbështesim”.
Sali Berisha: Ajo që zhvillohet në KQZ, ta kenë të qartë shqiptarët se qëndrimi i parë i PD dhe aleancës është ky ‘nuk pranoj legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve’. Nëse keni ndjekur ne kemi paditur çdo qark për legjitimitetin e zgjedhjeve, kemi dokumente të pafundme.
Transparenca është parim i kundërshtueshëm dhe e drejtë e çdo individi. PD nuk pengon asnjë kandidat të saj për të kërkuar transparencë, por do ti mbështesë mqs ligji nuk i përligj ata.
Duhet t’i përligj sepse kandidati mund të jetë i pavarur, në këto kushte kur duhet mbështetja e partisë, secili që kërkon transparencën do të mbështetet pa asnjë lloj paragjykimi.
Partia nuk njeh legjitimitetin e zgjedhjeve, ndaj po kërkon për çdo qark.
Mendoj se askush nuk mund të flasë për vjedhje për gjëra të paprovuara, ata që dyshojnë se u janë devijuar votat i mbështesim për transparencë. Por kjo nuk vjen se Partia ndan dyshimin e tyre.