Policia e Korçës po zhvillon një operacion me vendim të GJKKO-së, lidhur me një procedim ndaj katër subjekteve politike në të gjithë vendin. Nga informacionet paraprake, mësohet se një nga subjektet që është në hetim është PSD.
Bëhet me dije se përfaqësues të këtyre subjekteve politike akuzohen për krime zgjedhore, kryesisht për shitblerjen e votës, ndërsa kontrollet po zhvillohen në banesat e personave që janë nën hetim. Ndërkohë, lidhur me këtë operacion, mësohet se janë sekuestruar mjete dhe disa telefona.
Megjithatë pritet një komunikatë zyrtare e SPAK lidhur me këtë rast, ndërsa veprimet hetimore në terren po koordinohen prokurori përgjegjës për monitorimin e krimeve zgjedhore në këtë rajon.