Dy viktima dhe përmbytjet masive në Lezhë e Shkodër, deputetët demokratë kërkojnë interpelancë me Ramën në Kuvend

Një grup deputetësh demokratë kanë dorëzuar kërkesë pranë Kuvendit me qëllim zhvillimin e një interpelance me kryeministrin e vendit Edi Rama pas përmbytjeve në zonën e Lezhës dhe Shkodrës.

Pjesë e listës së deputetëve që kanë kërkuar interpelancë me Ramën janë Enkelejd Alibeaj; Helidon Bushati; Emilia Koliqi; Ramadan Likaj; Andia Ulliri; Merita Bakiu; Gazmend Bardhi dhe Arbi Agalliu.

Prej dy ditësh disa zona në veri-perëndim të vendit janë nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura dhe shkarkimeve të shumta prej HEC-eve në basenin e Drinit.


Shtuar 21.11.2022 14:43