Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

Dy turistë francezë janë shpëtuar pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth 2 orë në Parkun Kombëtar “Shebenik”, në zonën e njohur si Maja e Gurit.

Autoriteti i Zonave të Mbrojtura Elbasan, me ndihmën e banorëve të zonës, bëri të mundur lokalizimin e tyre dhe më pas i shoqëroi deri në vendin ku po qëndronin. Fatmirësisht, turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Parku Kombëtar “Shebenik–Jabllanicë” është një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit natyror në Shqipëri, i njohur për majat e larta malore, pyjet e dendura dhe biodiversitetin e pasur. Gjatë verës dhe vjeshtës ai tërheq dhjetëra turistë vendas e të huaj, por terreni i vështirë shpesh sjell sfida për orientimin.


Shtuar 4.09.2025 22:36

Tags: ,