Dy tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Dy tërmete janë ndjerë në Shqipëri orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Lëkundjet janë ndjerë në veri të vendit, në lindje të Bajram Currit.

Rreth orës 00:58 është ndjerë lëkundja e parë, me magnitudë 4 të shkallës Rihter dhe thellësi 12 km, ndërsa lëkundja e dytë është ndjerë 01:1 minuta po në njëjtin vend, me magnitudë 2.7  dhe thellësi 14 km, sipas IGJEUM./albeu.com


Shtuar 10.04.2022 07:44