Në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor “Milot – Tuneli i Kalimashit”, ku për pasojë humbën jetën dy të rinj nga Tirana të cilët ishin pasagjerë dhe u plagos shoferi i cili është dërguar te “Trauma”.
Viktimat ishin Marius Çeça, 31 vjeç dje Denis Gajta, 30 vjeç, ndërkohë që automjeti drejtohej nga 35 vjeçari Marsel Busho.
Sipas policisë, shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas është parplasur me barrierat anësore të rrugës që kanë kuluar “tej per tej” automjetit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:30, ndërsa tanimë në vendngjarja kanë ngelur vetëm barrierat mbi urë të lyera me gjak që po lahen nga shiu