Dy persona të dehur rrahin njëri-tjetrin në Pogradec

Një konflikt mes dy personave të dehur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Pogradecit.

Sherri dyshohet se ka agravuar pas një debati për motive banale, ndërsa të dy personat e përfshirë janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim.

Të lidhura

None found

Policia ka filluar hetimet për rastin, duke marrë edhe deklarata të banorëve që janë gjendur aty pranë gjatë sherrit.

Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

/Albeu.com/


Shtuar 17.08.2023 12:41