– Dosja.al ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku duken qartë se si dy persona që mbajnë bidona me benzinë në duar, shkojnë në drejtim të automjeteve dhe i vënë flakën makinave në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi.
Menjëherë dy personat shihen duke u larguar me shpejtësi.
Biznesmeni dyshon për zjarrvënie për shkak të konkurencës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.