Dy muaj pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri, foshnja bashkohet me nënën e saj

Tërmeti që goditi Sirinë dhe Turqinë dy muaj më parë la pas hsumë viktima dhe ndërtesa të rrënuara. Mijëra persona janë ende të zhdukur dhe të pagjetur.

Një foshnjë, 3 muajshe ose “Fëmija mrekulli” u nxor nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay, në jug të vendit, pesë ditë pas tërmetity të 6 shkurtit pa asnjë dëmtim.

Pas 54 ditësh foshnja u bashkua me nënën e saj,  Yasemin Begdas.

Foshnja fillimisht u  trajtua në një spital në Adana dhe më pas u transferua me avionin presidencial në Ankara. Analizat gjenetike konfirmuan se Yasemin ishte nëna e saj dhe fëmija u kthye në Adana. Ribashkimi i tyre u bë në spitalin ku po kurohet nëna. “Ribashkimi i një nëne me fëmijën e saj është një nga detyrat më të çmuara në botë”, tha Ministrja e Familjes dhe Çështjeve Sociale, Deria Yannick.

Babai i foshnjës së vogël dhe dy vëllezërit e saj humbën jetën në tërmetin e 6 shkurtit. Të paktën 56 mijë persona humbën jetën nga tërmeti dhe pasgoditjet që pasuan në Turqi dhe Siri./albeu.com.


Shtuar 12.04.2023 16:32