Pas disa ditës “pushim”, lëkundjet e tërmetit janë rikthyer gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Siç bën me dije Instituti i Gjeoshkencave, dy lëkundje të lehta janë ndjerë mbrëmjen e ndjeshme në zonën e Thumanës, vetëm pak kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit shqiptar.
Lëkundjet kanë patur epiqendër të njëjtë dhe kanë patur një intensitet 2.2 dhe 2.7 të shkallër Rihter, gjë e cila duket se ka bërë që të regjistrohet vetëm me sizmograf dhe jo të ndjehet nga qytetarët apo të ndikojë në infrastrukturë e njerëz.
Shqipëria është një zonë sizmike dhe tërmetet janë një fenomen i vazhdueshëm, gjë për të cilën sizmologët thonë se nuk ka vend për shqetësim. /albeu.com