Dy gra në krah të tij! Kush janë 4 nënkryetarët e PD që u zgjodhën sot nga demokratët

Janë zbardhur emrat e 4 nënkryetarëve të PD që javë votuar sot nga Këshilli Kombëtar i PD. Emrat e nënkryetarëve të PD janë: Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, ndërsa është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Ndërkohë, në selinë blu është shtuar edhe numri i sekretariateve, nga 4 në 11 të tilla.
Kështu, Ervin Minarolli, i cili deri tani ka mbajtur sekretarinë e burimeve njerëzore, tani më do të marrë sekretarinë e organizimit, post i cili mbahej nga Sahit Dollapi që u largua pas zgjedhjeve.

Ndërkohë, sekretar i burimeve njerëzore është bërë Arta Sakja. Një vëmendje të veçantë Basha duket se do t’i japë organizimit dixhital. Kreu i PD-së i ka besuar anëtarit të Kryesisë, Endri Hasa, sekretarinë e organizimit dixhital.

Po ashtu, Basha duket se do të jetë në të njëjtin hap me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që është zotuar që në zgjedhjet e ardhshme të mundësojë votimin e emigrantëve. E për të pasur marrëdhënie më të forta me diasporën, Basha i ka besuar Belind Këlliçit sekretarinë për marrëdhëniet me Diasporën.

Lulzim Basha ka vendosur që të mos lërë më në sekretarinë e çështjeve ligjore Çlirim Gjatën, duke ia kaluar Ivi Kasos, sekretarit për çështjet zgjedhore edhe përgjegjësinë për çështjet ligjore. Ndërkaq, po ashtu për të pasur adresim më të mirë të çështjeve të pronave dhe të përndjekurve, Basha ka vendosur të krijojë dy sekretari përkatëse. Çështja e të përndjekurve do të drejtohet nga Jonila Godole, ndërsa çështja e pronave nga Ledina Mandia. /albeu.com/

 

 


Shtuar 30.08.2021 19:17