Dy ditë më parë pësoi djegie nga zjarri që përfshiu banesën e tij, ndërron jetë i moshuari në spital

Dy ditë më parë, një i moshuar pësoi djegie nga zjarri që përfshiu banesën e tij. Pavarësisht se  89-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga djegia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89-vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47-vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.


Shtuar 9.06.2024 07:47