Dy aksidente për 30 minuta në aksin Berat-Lushnjë, shkak mungesa e sinjalistikës

Dy aksidente janë shënuar në harkun kohor të 30 minutave në aksin Berat-Lushnjë. Në fshatin Syzezë një automjet tip “Citroen” ka goditur nga pas një traktor, ndërkohë që rruga ishte në errësirë totale.

Disa kilometra më tej, në fshatin Poshnje janë përplasur ndërmjet tyre një automjet dhe një motor.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili është transportuar drejt spitalit Rajonal te Beratit dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Në të dyja aksidentet dyshohet se shkak është bërë mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimi rrugor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po heton për zbardhjen e plotë të aksidenteve./albeu.com


Shtuar 5.11.2023 20:02