Plehrat kanë pushtuar Durrësit ku prej ditësh dekompozohenmbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese.
Pas shumë reagimeve ka reaguar për herë të parë kryetarja e kësaj bashkie, Emirjana Sako.
Gjatë mbledhjes me Këshillin Bashkiak të Durrësit, ajo është shprehur se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje.
Sako ka deklaruar se do të përdoret çdo mjet teknik dhe ligjor për evadimin e mbeturinave që rrezikojnë turizmin.
“Do të kemi një trajtim për zgjidhjen e problemit të mbeturinave në Durrës. Do të gjejmë zgjidhje me landfille të miratuara, për të lehtësuar situatën. Do përdoret çdo mjet teknik dhe ligjor për evadimin e mbeturinave që rrezikojnë turizmin”, ka thënë Sako gjatë mbledhjes.