“Duhet të mbrojmë familjet”, ky vend ndalon alkoolin

Një qytet i largët australian ka ri-imponuar një politikë të diskutueshme që kufizon shitjen e alkoolit.

Sipas kufizimeve të reja, asnjë pije alkoolike nuk do të shitet në Alice Springs. Alkooli mund të shitet vetëm ndërmjet orës 15:00 dhe 19:00 të gjitha ditëve, përveç të shtunave.

Një ndalim i mëparshëm përfundoi në mesin e vitit 2022 pasi u konsiderua si diskriminim racor.

Udhëheqësja Natasha Fyles, tha se masat u vendosën për të mbrojtur familjet dhe fëmijët në të gjithë qytetin pasi qyteti po përjeton një rritje të konsiderueshme të dhunës.

Zonja Fyles tha se të dhënat treguan se pasojat që lidheshin me alkoolin ishin rritur që kur masa për ndalimin e alkoolit përfundoi në korrik 2022.

Në 12 muajt deri në nëntor 2022, pati 2,653 sulme në një qytet me rreth 25,000 banorë.

Kryeministri australian Anthony Albanese vizitoi qytetin të martën së bashku me politikanë të lartë.


Shtuar 24.01.2023 20:07