Ditën e sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se duhet një arkitekturë të re sigurie në Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij në samitin e Komunitetit Politik Evropian, Zelensky theksoi se duhet bashkëpunim i mirë me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës, pasi mbështetja e tyre është e rëndësishme.
Zelensky më pas theksoi se do i mbaje liderët e informuar, në lidhje me negociatat që po mbahen në Turqi.
“Bashkë me të gjithë udhëheqësit dhe vendet që janë këtu sot, kemi filluar të sigurojmë një arkitekturë të re sigurie. Presidenti Trump dëshiron t’i japë fund luftës dhe duhet të bashkëpunojmë me SHBA, sepse mbështetja e SHBA është thelbësore. Pra unë do të ju mbaj të informuar për gjithçka ndodh sot në Stamboll. Faleminderit Edi për gjithçka që keni bërë”, tha Zelensky.