“Duhet ta kishte emrin Kërkesa Bufi”, Rama batuta me kryebashkiaken e Roskovecit: Bashkitë ku qeverisim ne shkëlqejnë!

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, kryeministri Rama është ndalur pasditen e sotme në Roskovec.

Ai u shpreh se problemet e infrastrukturës në këtë qytet janë adresuar masivisht, por ka ende shumë për të bërë. Me nota humori, Rama tha se kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi duhet ta kishte emrin “Kërkesa Bufi”, pasi herë pas herë i kërkon qeverisë financime për ndryshim.

Edi Rama: Kryetarja juaj duhet ta kishte emrin “Kërkesa Bufi”, jo Maljlinda Bufi. Për hir të vërtetës falë Majlindës këtu ndryshimi është i jashtëzakonshëm edhe në aspketin e prodhimit. Këtu nuk kanë munguar asnjëherë njerëzit punëtorë, njerëzit që kanë dashur të fitojnë me punë. E vëreta është që në këto zgjedhje ka dhe një pjesë tjetër shumë specifike të natyrës politike, sepse suksesi i Roskovecit është i lidhur me emrin e Majlindës, por suksesi është pa asnjë diskutim dhe shprehje e mbështetjës që Majlinda ka marrë nga qeveria në Tiranë. Është shumë e rëndësishme që pushteti qenror në Tiranë të jetë në harmoni me pushtetin vendor në Roskovec.

Ai u ndal sërish te qyteti i Shkodrës dhe theksoi se sot është qyteti më i ndotur në Shqipëri, pasi qeveriset nga opozita. Qëllimi kryesor i qeverisjes Rama, theksoi kryeministri është që Shqipëria të jetë e pastër.

Edi Rama: Të gjitha bashkitë ku ne qeverisim shkëlqejnë, Shkodra të këput shpirtin. Kjo është A-ja e qeverisjes së një bashkie, pastrimi, pastërtia.

Shqipëria, theksoi kryeministri, nuk mund të merret më peng dhe të kthehet mbrapa.

/Albeu.com./


Shtuar 25.04.2023 16:44