Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e djeshme se Arben Ahmetaj dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë dhe se Edi Rama së bashku me Erion Veliajn po përpiqen që t’i mbyllin gojën.
Ditën e sotme, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha tha se nuk ka komunikuar drejtpërdrejt me Ahmetajn, i cili ndodhet në arrati, por informacionet i ka marrë përmes qytetarit digjital.
Berisha: Nuk kam komunikuar drejtpërdrejt me Arben Ahmetajn. Ai po të dojë mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim. I kam marrë nga qytetari dixhital. Këto akuza të qytetarit dixhital i ka marrë direkt nga Ahmetaj. Unë jam i ndjeshëm. Ahmetaj u largua duke paraqitur sms kërcënuese që i ishin dërguar. Këto sms prokuroria duhet t’i hetonte. Apo ishin këto për skenarin e azilit të tij, këtë nuk e di. Por di të them se Ahmetaj ka informuar, është njeri me njohje të shumta, njerëz të cilët iu ka rrëfyer se është akuzuar madje edhe nga kriminelë të qelive të burgjeve. Për të dy zonjat, ish-bashkëshortet dhe bashkëshorten, burime pothuajse, mjaftë të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër-arresti. Skam asgjë, por çfarë tingëllon këtu?! Të lëshon urdhër-arrest për këto zonja dhe të sillet Veliaj, Agaçi, Rama, të lihen të lirë se janë bazë e kësaj vjedhje, ky është akt që dëshmon se përpiqesh me çdo kusht që të mbash çështjen.
/Albeu.com/