Dua votën e Diasporës/ Rama mbledh Kryesinë dhe kryebashkiakët, zyrtarizon zëvendësimin e Veliajt, identifikoni kush jeton jashtë

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë në kryeqytet.

Mësohet se në fokus të diskutimeve, do të jenë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ku do të zyrtarizohen ndryshimet e drejtuesve politik të Qarqeve.

Më konkretisht, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, do të emërohet drejtues politik i PS-së në Qarkun e Dibrës.

Në këtë post ai do të zëvendësojë Blendi Gonxhen, i cili është trasnferuar si drejtues politik i PS në Tiranë, ku do të mbulojë zonën e Kombinatit.

Si Klosi dhe Gonxhe kanë nisur prej ditësh punën në detyrat e re, por sot do të bëhet zyrtarizimi nga Kryesia.

Bashkë me Blendi Gonxhen, numri i drejtuesve politik të PS-së në Tiranë shkon në 4 bashkë me Erion Veliajn, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin, ku kjo e fundit është caktuar për të mbuluar bashkitë e vogla si Rrogozhina, Vora dhe Kavaja.

Vendimi për ta transferuar Gonxhen në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama e ka marrë pas avancimit të Ndërkohë, gjatë mbledhjes së sotme, kanë qenë të lidhur online edhe kryebashkiakët socialist, ku siç duket, kryeministri Edi Rama, vazhdon akoma ta ketë shqetësim votën e diasporës.

Burime bëjnë me dije se Rama u ka kerkuar kryebashkiakëve më shumë angazhim për votën e diasporës.

Kujtojmë se ditët e fundit janë publikuar denoncime ku administratës po i bëhet presion, pasi duhet të plotësojnë formularë me emra emigrantësh. të SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.


Shtuar 9.12.2024 10:24