Një 28-vjeçar është arrestuar për shkelje në Pallatin Buckingham, vetëm disa ditë para jubileut të Platinumit, ku arsyeja ishte Mbretëresha Elizabeth. 28-vjeçari dyshohet se ka kaluar nëpër portën e Royal Mews kur ajo u hap për një automjet të autorizuar.
Ai madje arriti të hynte në zonën mbretërore pasi refuzoi të ndalonte kur një anëtar i stafit u përpoq ta ndalte, sipas Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit.
Atridge, siç quhet ai, i bërtiti stafit:
“Dua të hyj. Unë dua të shoh mbretëreshën Elizabeth”.
Mirëpo, e kanë nxjerrë menjëherë nga porta dhe e kanë arrestuar. I akuzuari është paraqitur të martën më 31.5.2022 në sallën e gjyqit për shkelje në zonë të mbrojtur, shkelje kjo e ndodhur më 29 maj.
Avokati i tij tha se klienti vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe “nuk kishte asnjë motiv apo dëshirë për të shkuar më shumë se tre metra brenda Pallatit, siç bëri”./albeu.com/