Një grua në Itali ka shpëtuar nga burri i saj i dehur “duke porositur një picë.”
Në fakt ajo telefonoi 112 dhe kërkoi ndihmë sepse kishte frikë nga burri i saj.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Rimini, kur një makinë policie ka ndërhyrë në një shtëpi për të shpëtuar një grua.
Operatori i numrit të urgjencës që kuptoi menjëherë që kërkesa për një picë margherita ishte një SOS dhe dërgoi forcat e policisë në adresën e dhënë.
Gruaja ishte e shqetësuar për qëndrimin e dhunshëm të burrit të saj të dehur.
Burri në prani të policëve filloi të kërcënojë gruan e tij me vdekje, pavarësisht se aty ndodhej dhe djali i mitur 15 vjeç.
Burri i saj u arrestua për dhunë në familje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Në përfundim të hetimeve, ai u shoqërua në burg të pritje të verifikimeve.