Artistja me famë botërore, Dua Lipa, prej disa ditësh ndodhet në Tiranë. Ajo ka uruar sot pavarësinë e Shqipërisë nga kryeqyteti, kur shkruan se është shumë e lumtur që në 110-vjetorin e Pavarësisë ndodhet në Shqipëri.
“110 vjet nga Pavarësia e Shqipërisë. Shumë e lumtur që jam në Tiranë, si qytetarja më e re, për të performuar për ju sonte. Finalja e turit “Future Nostalgia”. Menxi po pres me ju paaaa!!!!!!!!!!!!!”, shkruan Dua.
View this post on Instagram
Kujtojmë se këngëtarja me origjinë shqiptare, ditën e djeshme mori nënshtetësinë shqiptare. Ajo sonte do të zhvillojë një koncert në Tiranë, në kuadër të festave të nëntorit./albeu.com