Dua Lipa mund t’ju bindë të hiqni dorë nga duhani

Dua Lipa ka lënë duhanin.

Ylli 27-vjeçar i pop-it e ka bërë te njëjtën gjë edhe më parë, por përkohësisht për turneun e saj “Future Nostalgia” në vitin 2022, në mënyrë që të sigurohej që shëndeti i saj vokal të ishte në maksimumin e tij, por tani ka zbuluar se e ka ndërprerë fare.

Duke folur në ‘Late Night ëith Seth Meyers’, ajo tha:

“Unë pija cigare…Por e kam ndaluar. E kam lënë, djema.”

Nuk është e qartë saktësisht se kur krijuesja e hitit “Houdini” filloi të pijë duhan, por pasi vuajti nga laringiti në dhjetor 2021, ajo ndjeu nevojën për ta lënë duhanin për hir të turneut të saj dhe më vonë u shpreh se sa “besim” i kishte dhënë lënia e duhanit.


Shtuar 13.01.2024 09:08