Dua Lipa duket sensacionale me një fustan të zi transparent në gala mbrëmjen e 50 vjetorit të Chaplin Awards në New York

Dua Lipa nuk gabon kurrë kur vjen puna te moda – dhe këtë e dëshmoi sërish teksa mori pjesë në gala mbrëmjen e 50-vjetorit të Chaplin Awards në New York, mbrëmjen e së hënës, ku nderoi regjisorin e njohur spanjoll, Pedro Almodovar.

Këngëtarja 29-vjeçare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një fustan të zi transparent prej rrjete, me prerje të guximshme, ndërsa pozonte me vetëbesim në tapetin e kuq.

Ajo kompletoi pamjen me take të larta të zeza me rripa të shndritshëm, dhe e theksoi stilin me një gjerdan të madh prej ari, shkruan DailyMail.

Gala mbrëmja e Çmimit Chaplin është ngjarja kryesore vjetore e mbledhjes së fondeve nga organizata “Film at Lincoln Center” dhe ndër vite ka nderuar shumë prej emrave më të shquar të industrisë së filmit. Gjatë mbrëmjes, Dua Lipa mbajti një fjalim për të nderuar mikun e saj dhe fituesin e këtij viti – Pedro Almodovar.


Shtuar 29.04.2025 19:25