Vetëm pak ditë përpara performancës së saj në festivalin “Sunny Hill 2025”, ylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka zgjedhur të shijojë atmosferën e verës në Prishtinë, larg skenës dhe reflektorëve.
Të mërkurën në mbrëmje, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar është parë në një nga ambientet më të njohura të kryeqytetit, në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner. Të dy janë fotografuar në një mbrëmje relaksuese, në praninë e disa miqve të afërt dhe mes koktejve verorë që i kanë dhënë tonin natës prishtinase.