dronët turq Archives - Albeu.com

Sa milion dollarë humbje i kanë shkaktuar dronët turq ushtrisë ruse
Dronët turq Bayraktar i kanë shkaktuar humbje të mëdha infrastrukturës ushtarake ruse.

“Ata kanë shkatërruar pajisje ushtarake ruse me vlerë 26.5 milionë dollarë, përfshirë tetë tanke, në tre ditë, nga 31 gushti deri më 2 shtator”, ka thënë Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyi.

“Gjatë tre ditëve të fundit, nga 31 gushti deri më 2 shtator, mjetet ajrore pa pilot Bayraktar TB2 shkatërruan pajisje armike me një vlerë totale prej rreth 26.5 milion dollarë. Këto janë tetë tanke T-72 (kostoja e vlerësuar e një tanku është 3 milion dollarë), një armë vetëlëvizëse Akatsiya (1.6 milion dollarë), një IFV (0.6 milion dollarë) dhe hauitzer (0.3 milion dollarë)”, bëri me dije ai në Telegram.

Ai shtoi se pesë tanke T-72 dhe një IFV me vlerë 1.85 milionë dollarë ishin dëmtuar.

Kostoja totale e pajisjeve ruse të shkatërruara dhe të dëmtuara është 28.35 milionë dollarë.

“Bajraktarët efektivë turq në duart e aftë të ushtarëve tanë janë një armë e fuqishme! Një prej tyre është ndihma nga Lituania mike”, shtoi Zaluzhnyi./albeu.com/

The post Sa milion dollarë humbje i kanë shkaktuar dronët turq ushtrisë ruse appeared first on Albeu.com.

Shitja e Bayraktar, porositë e mbyllura për tre vjet
Duket se kërkesa për dronët turq Bayraktar TB2 është rritur ndjeshëm.

Kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret AS, e cila furnizon Ukrainën me drone, njoftoi se aktualisht ka një numër të madh të porosive për tre vjet. Sipas kompanisë, ajo ka kapacitetin për të prodhuar 20 dronë në muaj.

“Dronët TB2 dhe Akinci janë prodhuar në masë, ne kemi kërkesë për të dyja”, tha CEO i kompanisë private Haluk Bayraktar, në një intervistë me Fondacionin ukrainas Come Back Alive. “Për Bayraktar TB2 kemi kontrata eksporti me 22 vende të ndryshme”, tha ai.

Baykar, i cili po punon gjithashtu në një projekt luftarak pa pilot të quajtur Bayraktar Kizilelma, dëshiron të rrisë më tej kapacitetin e tij prodhues dhe shpreson ta bëjë këtë duke ndërtuar një fabrikë në Ukrainë.

Kujtohet se kompania turke bleu tokë në Ukrainë dhe ishte regjistruar si person juridik, me qëllim ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Bayraktar, i cili është vëllai i dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, tha se kompania dëshiron të ndërtojë drone TB2 dhe Akinci, si dhe Kizilelma Fighters në Ukrainë. Ndërtimi i një objekti kërkimor dhe një qendre prodhimi të avancuar tashmë është duke u zhvilluar, tha ai gjithashtu, duke shtuar: “Ne e shohim Ukrainën si partnerin tonë strategjik. Ne gjithashtu duam ta bëjmë Ukrainën një bazë prodhuese”.

Siç raporton Bloomberg, Turqia ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë këtë vit. Edhe pse Baykar furnizon Ukrainën me drone të armatosur, eksportet e Turqisë në Rusi arritën një nivel më të lartë tetëvjeçar prej 2.9 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të 2023.

The post Shitja e Bayraktar, porositë e mbyllura për tre vjet appeared first on Albeu.com.

Me dronë amerikanë dhe izraelitë, përgjigjia greke ndaj Bayraktarit turk
Teksa tensionet në Egje janë shtuar kohët e fundit, për shkak të mosmarrveshjeve mes Turqisë e Greqisë, edhe militarizimi i këtyre vendeve po rritet vazhdimisht.

E ndërsa Turqia sheh si avantazh dronët e saj Bayraktar, edhe Greqia nga ana tjetër është furnizuar me dronë amerikanë e izraelitë, për të përballuar një agresion të mundshëm nga ana e ushtrisë turke.

Programi për blerjen e mjeteve ajrore pa pilot amerikan MQ-9 Reaper ka filluar të zbatohet – Kontaktet me izraelitët për blerjen e tipit më të avancuar Heron – UAV-të amerikane dhe izraelite janë përgjigja greke ndaj tensionit në rritje të Turqisë, Bayraktar TB2 në Egje, Mesdheun Juglindor dhe Evros.

Pas furnizimit me 24 Rafale franceze, përmirësimit të 84 F-16 në nivel Viper dhe nisjes së përfshirjes së 40 avionëve luftarakë F-35 në Forcat Ajrore, Greqia po përgatitet të bëjë “rilansimin” e madh në fushën e dronëve dhe mjeteve ajrore pa pilot (UAV) duke blerë tre UAV amerikanë të tipit MQ-9 Reaper nga njëra anë dhe nga ana tjetër duke diskutuar me izraelitët blerjen e llojit më të avancuar të Heronit (tashmë të përdorur nga Forcat e Armatosura), Heron-TP, me mundësinë e kryerjes së misioneve sulmuese pasi mund të mbajnë edhe raketa.

Dronët në Egje dhe Mesdheun Juglindor

Në të njëjtën kohë, një aspekt tjetër i forcimit të Forcave të Armatosura me avionë pa pilot lidhet me krijimin e një mjedisi të përshtatshëm operacional në funksion të përfshirjes së F-35 në potencialin e Forcave Ajrore nga viti 2028, si filozofia që rregullon përdorimin e tyre.

Në këtë drejtim, tashmë në fillim të javës, në Komisionin e Pajisjeve të Kuvendit është paraqitur programi për blerjen e tre UAV-ve të tipit MQ-9 Reaper (në greqisht “reaper”), me koston totale të tyre, së bashku me dy kontrollet tokësore.

Kjo do të ketë një kosto prej rreth 340 milionë euro. Këto UAV mund të monitorojnë “armikun” duke transmetuar në kohë reale imazhin e fushës në qendrat e operacionit, të mbledhin informacion, por edhe të marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, duke pasur aftësinë të qëndrojnë pa karburant në ajër deri në 48 orë dhe rrezja e veprimit deri në Qipro.

The post Me dronë amerikanë dhe izraelitë, përgjigjia greke ndaj Bayraktarit turk appeared first on Albeu.com.

Ishte 30 km larg, droni Bayraktar godet me saktësi të lartë objektivin
Turqia ka vijuar testimet e dronëve më të avancuar e të sofistikuar, mjeteve ajrore pa pilot, Bayraktar Akıncı (UCAV).

Testimi u zhvillua në kuadër të një faze të rëndësishme në procesin e integrimit të municioneve.

Sipas mediave turke, kompania Baykar, tha se droni ka përfunduar një provë gjuajtjeje me municionin KGK-SIHA-82 të zhvilluar në vend.

Dhe siç është thënë më tej, droni, i cili u ngrit nga provinca Çorlu në Turqinë veriperëndimore më 14 qershor, përfundoi me sukses provën e parë të qitjes të kryer për një koordinatë të përcaktuar në det në brigjet e Sinopit në Detin e Zi.

Kështu, kamera elektro-optike në Akıncı dhe antenat telemetrike në tokë konfirmuan se municioni që peshonte 340 kilogramë goditi objektivin 30 kilometra larg me saktësi të lartë.

Këto pajisje, të cilat hynë në inventar me një ceremoni ku mori pjesë presidenti Recep Tayyip Erdoğan më 29 gusht 2021, aktualisht përdoren në mënyrë aktive nga forcat e sigurisë në detyrat operative.

Deri më tani, gjashtë Bayraktar Akıncı UCAV kanë hyrë në shërbim.

Ndërkohë, për këtë dron luftarak të veçantë janë nënshkruar kontrata eksporti me tre shtete.

The post Ishte 30 km larg, droni Bayraktar godet me saktësi të lartë objektivin appeared first on Albeu.com.

Pse dronët turq “Bayraktar” kanë pasur ndikim kaq të madh në konfliktet e fundit?!
Si kanë pasur ndikim kaq të madh në konfliktet e fundit dronët turq, që janë relativisht të lirë?

Në një panair tregtar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, më 28 maj, turma të mëdha u mblodhën për të bërë selfie së bashku me një dron TB2 Bayraktar (Flamurtar). Kjo ngjarje ilustroi famën që kjo fluturake ka arritur që nga fluturimi i saj i parë më 2014.

Vizitorët në Festivalin e Hapësirës Ajrore dhe të Teknologjisë bëjnë fotografi me një dron Bayraktar më 28 maj.

Në Ukrainë, ku të paktën 36 fluturake të llojit TB2 janë blerë nga forcat e armatosura ukrainase, një këngë iu dedikua këtyre dronëve dhe po ashtu disa kafshë ukrainase janë emëruar Bayraktar, në nder të fluturakes.Protestuesit ukrainas, po ashtu, janë incizuar duke kënduar këngën e Bayraktarit, për t’i tallur trupat ruse.

Një Bayraktar TB2 i forcave ukrainase pranë një avioni Su-25. Kjo fotografi është shkrepur në qershor të vitit 2021.

Droni i madhësisë së avionëve civilë sërish u bë kryetitull në media më 29 maj, kur lituanezët përmes donacioneve grumbulluan 5 milionë euro për të blerë një TB2 për Ukrainën, teksa ky vend po lufton pushtimin rus.

Droni TB2 është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Një stacion mobil tokësor për kontrollimin e dronëve Bayraktar TB2.

Por, ky dron shihet si revolucionar për shkak të kostos realitivisht të lirë dhe disponueshmërisë së lehtë. Dronët e mëdhenj ushtarakë të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse MQ-9 Reaper, kushtojnë dhjetëra-miliona dollarë dhe madje shtetet që mund të përballojnë një teknologji të tillë ka pak gjasa që mund t’i blejnë këto fluturake.

Uashingtoni miraton shitjet ushtarake vetëm për disa qeveri të zgjedhura dhe dronët e kushtueshëm amerikanë gjerësisht shihen se dështojnë që të përmbushin konceptin e “përballimit të humbjes” së avionëve pa pilot.

Turqia, që ka në krye një president islamist, ka më pak kritere sa i përket shitjeve të armëve dhe TB2 aktualisht po përdoret nga të paktën 11 ushtri. Disa shtete të tjera po presin dërgesat me këta dronë, përfshirë edhe Poloninë, që është shteti i parë i Bashkimit Evropian që ka blerë këta dronë.

Çmimi për një njësi të Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por organizatorët lituanezë të mbledhjes së fundit të fondeve kanë sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron. Është e paqartë nëse një stacion shoqërues komandues do të blihet së bashku me dronin.

Dronët TB2 janë përdorur nga Turqia në ato që ajo i quan operacione “kundër terrorizmit” kundër militantëve kurdë, por edhe në luftën civile që ende po vazhdon në Libi. Por, ndikimi i tyre shkatërrues u pa gjatë konfliktit të vitit 2020 mbi rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut, kur dronët TB2 u përdorën nga Azerbajxhani kundër forcave etnike armene.

Dhjetëra video të publikuara nga Azerbajxhani tregonin luftëtarët armenë duke ikur teksa raketat niseshin drejt automjeteve, për dallim nga konfliktet e mëhershme kur makinat e tyre të blinduara ishin të sigurta duke u fshehur pas pemëve ose kodrave.

Një luftëtar armen, me të cilin Radio Evropa e Lirë bisedoi më 2020, deklaroi se dronët mund të dëgjoheshin “vazhdimisht” në qiell gjatë ofensivës masive të Azerbajxhanit për të rimarrë Nagorno Karabakun dhe ushtarët armenë u detyruan që të ecnin vetëm në zona të hapura si “mbrojtje” e vetme kundër raketave Bayraktar. Një luftëtar i vetëm dukej se nuk ia vlente të vritej me një raketë të shtrenjtë.

Ndikimi i TB2 në konfliktin në Ukrainë fillimisht dukej të ishte i madh, me Kievin që postoi disa video të objektivave të mëdhenj, përfshirë edhe anijet detare ruse që shkatërroheshin nga këta dronë. Por, publikimi i videove të tilla nuk po ndodh më aq shpesh dhe ushtria ruse pretendon se ka rrëzuar dhjetëra dronë të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kohëve të fundit ka lënë të kuptohet se këta dronë të ngadalshëm dhe lehtësisht të zbulueshëm, mund të jenë bërë një pre e lehtë për sistemet kundërajrore ruse, duke deklaruar për gazetarët se një “histori” e mbrojtjes ajrore, nënkupton se “me gjithë respektin për dronët Bayraktar, dhe për çdo armë tjetër, mund t’iu them, sinqerisht, se kjo është një luftë e ndryshme”.

“Dronët mund të ndihmojnë, por nuk do të bëjnë dallimin”, shtoi ai./REL

The post Pse dronët turq “Bayraktar” kanë pasur ndikim kaq të madh në konfliktet e fundit?! appeared first on Albeu.com.

Dronët turq godasin anijen ruse të zbarkimit në Ukrainë
Dronët Bayraktar TB2 të prodhimit turk janë përdorur me efekt vdekjeprurës nga Ukraina.

Ministria ukrainase e mbrojtjes thotë se ka goditur një anije ruse, me dron turk.

Ministria publikoi pamjet e anijes së përfshirë nga tymi dhe flaka.

Duket se anija është një mjet për ulje të shpejtë të klasit Serna, i cili është i aftë të mbajë një automjet të blinduar.

Nuk u dha asnjë datë apo vendndodhja e sulmit, por agjencia e lajmeve Reuters verifikoi vendndodhjen e videos si ishulli i gjarpërinjve, ndërtesat, rrugët dhe strukturat që përputhen siç shihen në imazhet satelitore.

Ishulli në veriperëndim të Detit të Zi u pushtua nga forcat ruse në fillim të pushtimit pas një beteje me rojet kufitare, e cila frymëzoi rezistencën ukrainase ndaj pushtimit.

Ukraina ka pretenduar shkatërrimin e 11 luftanijeve ruse deri më tani, më e madhja prej të cilave ishte kryqëzori Moskva.

Ende nuk ka asnjë konfirmim të pretendimeve të Ukrainës të enjten se një fregatë e quajtur Admiral Makarov u godit gjithashtu./albeu.com

The post Dronët turq godasin anijen ruse të zbarkimit në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Forcat ukrainase: Shkatërruam me dron “Bajraktar” dy anije ruse në Detin e Zi
Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e tretë të saj, një dron ukrainas Bayraktar shkatërroi dy anije patrullimi ruse të klasit Raptor në Detin e Zi këtë mëngjes, ka thënë shefi ushtarak i Ukrainës.

“Dy anije ruse të klasës Raptor u shkatërruan në agimin e sotëm pranë ishullit Zmiinyi”, shkroi shefi i shtabit të përgjithshëm Valeriy Zaluzhniy në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Moska ende nuk i është përgjigjur pretendimit. Kjo vetëm disa javë pasi anija kryesore e Rusisë në Detin e Zi, Moskva, u mbyt në brigjet e Ukrainës.

Ukraina pretendoi se anija u godit me dy raketa, por Rusia nuk konfirmoi një sulm dhe tha se dëmtimi nga zjarri në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve, duke shkaktuar dëmin./albeu.com/

The post Forcat ukrainase: Shkatërruam me dron “Bajraktar” dy anije ruse në Detin e Zi appeared first on Albeu.com.

“Bayraktar”, pse dronët turq janë simbol i rezistencës ukrainase
Teksa lufta në Ukrainë është në muajin e saj të dytë, rezistenca ukrainase është bërë frymëzuese në mbarë botën.

Dronët turq të ushtrisë ukrainase janë kthyer gjithashtu në simbol të kësaj rezistence.

Armët turke kanë goditur mjaft objektiva të ushtrisë ruse dhe kanë siguruar mjaft informacion për ushtrinë ukrainase.

“Ato tanke me shkëlqim po digjen, Bayraktar, kjo është çmenduria e re”, thotë teksti i një kënge popullore ukrainase kushtuar një droni që është bërë një nga shumë simbolet e rezistencës së kombit.

“Bayraktar” është bërë aq i popullarizuar sa ukrainasit tani po emërtojnë kafshët shtëpiake sipas dronit të prodhimit turk. Muajin e kaluar, kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi se një lemur i porsalindur në kopshtin zoologjik të qytetit do të quhej Bayraktar dhe ministria e Jashtme postoi në Tëitter një foto të një tjetër Bayraktar, një qenush në qendrën e trajnimit të qenve të policisë në Kiev.

Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë lavdëruar dronët Bayraktar TB2 të Turqisë për rolin e tyre në luftën kundër sulmeve ruse. Muajin e kaluar, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben ëallace thuhet se u tha ligjvënësve të Mbretërisë së Bashkuar se dronët po “dërgojnë municione” në “artilerinë ruse dhe linjat e tyre të furnizimit”. Ai shtoi se ishte “tepër e rëndësishme” për të ngadalësuar dhe bllokuar përparimin rus. TB2, një dron me qëndrueshmëri të gjatë në lartësi mesatare, ka qenë në funksion prej vitesh. Ky dron është përdorur nga ushtria turke në Irakun verior dhe Siri që nga viti 2014. Kohët e fundit është vlerësuar se ka ndihmuar në rregullimin e ekuilibrit në konflikte si Libia dhe Nagorno Karabaku. Por videot e publikuara së fundmi nga ushtria ukrainase që tregojnë sulmet e saj kundër objektivave ushtarake ruse janë bërë virale, duke e vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Suksesi i dronit “nuk është vetëm te aftësia për të synuar ushtrinë ruse”, tha Samuel Bendett, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën e Analizave Detare të Studimeve të Rusisë (CNAS). “Është gjithashtu një fitore e marrëdhënieve me publikun. ”Sipas Bendett, droni performoi siç pritej, por nuk është “i paprekshëm”. Provat pretendojnë se disa mund të jenë rrëzuar nga rusët. Dronët “janë pjesë e fushatës ukrainase të mediave sociale që ekzekutohet shumë mirë nga ushtria dhe civilët ukrainas”, tha ai. Videot e sulmeve të Bayraktarit u bënë virale në mediat sociale dhe kjo është “një përforcues i madh moral… një fitore e madhe taktike.”

Bendett tha se TB2 dhe mjetet e tjera ajrore pa pilot (UAV) që po zhvillohen në Turqi e kanë vendosur vendin në hartën e dronëve, së bashku me SHBA-në, Kinën dhe Izraelin.

Turqia, e cila mban lidhje të ngushta mbrojtëse dhe ekonomike me Rusinë dhe Ukrainën, ka qenë e kujdesshme në lidhje me reklamimin e asaj që është bërë një nga eksportet e saj më të famshme. Shitjet e dronëve kishin qenë një irritues i madh për Rusinë shumë kohë përpara pushtimit të Ukrainës. Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi në fund të vitit të kaluar se dronët turq do të kishin një ndikim “destabilizues” në rajon.

Një burokrat turk i nivelit të lartë u tha gazetarëve të premten se Rusia është ankuar vazhdimisht në Ankara për shitjen e dronëve në Ukrainë. “Ata ankoheshin më parë, po ankohen tani, por ne tashmë e kemi dhënë përgjigjen… këto janë nga një kompani private dhe kjo blerje është bërë para luftës”, tha ai në një konferencë për mediat e huaja.

Ukraina ishte vendi i parë që bleu TB2 në vitin 2019 dhe ka porositur të paktën 36 dronë deri më tani. Muajin e kaluar, ministri i Mbrojtjes njoftoi mbërritjen e një ngarkese të re të dronëve. Selcuk Bayraktar, shefi i teknologjisë i Baykar Technologies, është më i prirur të flasë për teknologjinë e dronëve të tij sesa për politikën. Ai është gjithashtu dhëndri i presidentit turk, i cili është shfaqur si ndërmjetësi kryesor midis Rusisë dhe Ukrainës në luftë.

Bayraktar ka dëgjuar këngën kushtuar dronit të tij adash dhe e njeh fenomenin e mediave sociale që është bërë në Ukrainë, por ai i mat fjalët me kujdes kur diskuton për Ukrainën. “Unë mendoj se është një nga simbolet e rezistencës, u jep atyre shpresë,” tha Bayraktar, një inxhinier i diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, për CNN gjatë një turneu të rrallë në objektin e prodhimit të dronëve në Stamboll javën e kaluar.

“Njerëzit po rezistojnë dhe po mbrojnë atdheun e tyre nga një okupim i paligjshëm dhe… nëse doni pavarësi, duhet të jeni në gjendje të ngriheni dhe të rezistoni. Unë mendoj se kjo është ajo që ka bërë populli dhe lidershipi i guximshëm i Ukrainës,” tha ai. “Në të njëjtën kohë, keni nevojë për teknologji, keni nevojë për kapacitetin tuaj mbrojtës indigjen, por kur jetët e njerëzve janë në linjë… Unë nuk dua ta krahasoj këtë me asnjë lloj teknologjie.”, shtoi ai.

Në ekspozitë është “Kizilelma” (Molla e Kuqe), avioni i parë luftarak turk pa pilot, i cili sapo ka goditur linjën e prodhimit dhe është emëruar sipas shprehjes mitologjike turke që simbolizon idealin- qëllimin që dikush dëshiron të arrijë. Bayraktar tha se pritet të fillojë të fluturojë vitin e ardhshëm.

Ekspertët e industrisë thonë se faktorë të tillë si kostoja janë ato që i bëjnë dronët tërheqës. “Bayraktar TB2 ofron një çmim pothuajse të përsosur dhe balancë të efikasitetit luftarak dhe ka një kosto të përballueshme” tha Dr. Can Kasapoglu, Drejtor i Kërkimit të Mbrojtjes së Qendrës Turke për Ekonominë dhe Politikën e Jashtme (EDAM). “Konkurrentët e TB-2 në tregun e armëve janë më të shtrenjtë, vijnë me më shumë pengesa burokratike dhe politike për prokurim, ose vijnë me qëndrueshmëri të pasigurt të furnizimit.”

Kompania nuk ka dhënë informacion mbi çmimin. Droni është gjithashtu i testuar luftarak që është një kriter vendimtar në transaksionet e armëve, tha ai.

“Kur muzika ndalon, TB2-të ka të ngjarë të shkaktojnë më shumë dëme ndaj kundërshtarit sesa marrin”, shtoi Kasapoglu. “Kjo është e një rëndësie kritike, veçanërisht për krahun lindor të NATO-s”.

Baykar Tech ka nënshkruar kontrata me të paktën 19 vende, shumica e të cilave janë nënshkruar në 18 muajt e fundit. Ndër blerësit është Polonia, e vetmja anëtare e BE-së dhe NATO-s që ka porositur UAV-të. Industria e mbrojtjes dhe e hapësirës ajrore të Turqisë regjistroi më shumë se 3 miliardë dollarë eksporte vitin e kaluar, një rekord, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të vendit.

“Është e rëndësishme të forcohen eksportet e mbrojtjes dhe të aviacionit në vendet me të cilat Turqia ka marrëdhënie strategjike,” i tha agjencisë së lajmeve Anadolu në janar Haluk Bayraktar, CEO i Baykar dhe vëllai më i vogël i Selcuk. “Përtej sigurimit të një përfitimi ekonomik, eksportet e mbrojtjes ofrojnë gjithashtu një bazë të përshtatshme për vendosjen e marrëdhënieve strategjike me vendet në të cilat eksportoni.” Për Selcuk Bayraktar, ky nuk është vetëm një biznes familjar dhe një pasion i përjetshëm për inxhinierinë. Ai tha se kjo ka të bëjë me sigurimin e pavarësisë së kombit të tij dhe vetë-mjaftueshmërisë teknologjike. “Kur isha në të 20-at… mund të thuash se do të jemi më të mirët në futboll… ose në bakllava, në qebap, por askush nuk mund të thoshte se do të zhvillojmë një teknologji të veçantë që po çon te fakti që të bëhesh i famshëm në mbarë botën”.

The post “Bayraktar”, pse dronët turq janë simbol i rezistencës ukrainase appeared first on Albeu.com.

Serbia do të blejë dronë “Bayraktar TB2” nga Turqia, Kosova do i marrë nga një tjetër shtet
Serbia po planifikon që të blejë dronë “Bayraktar TB2” të Turqisë. Siç shkruan media turke për informim lidhur me industrinë turke të mbrojtjes “SavunmaSanayist”, për këtë ka folur vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke treguar se këtë kërkesë ia ka miratuar në parim miku i tij i mirë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, kam shprehur interesimin për të blerë Bayraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiç.

Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë. Por mediat serbe shkruajnë se Erdogan ia ka mundësuar Vuçiçit që Serbia t’i blejë pa pritur në rend.

Presidenti serb e konsideron shumë të rëndësishëm ndikimin e Erdoganit në Ballkan, siç e kishte thënë vetë në një konferencë të përbashkët për media.

Në shkurt, Presidentja Vjosa Osmani e kishte vizituar fabrikën për prodhimin e këtyre dronëve në Stamboll.

Por, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte marrë mbështetje nga SHBA-ja për krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten FSK-së.

Ndër të tjera, ai e pati përmendur edhe blerjen e dronëve nga Amerika.

“Po kemi diskutuar, këto janë në proces, jo vetëm dronat por edhe blerje të tjera. Jemi në koordinim e sipër për mënyrën se si do të funksionalizohen”, kishte thënë ai./GazetaExpress/

The post Serbia do të blejë dronë “Bayraktar TB2” nga Turqia, Kosova do i marrë nga një tjetër shtet appeared first on Albeu.com.

Kolonel Demiraj: Çfarë na mësoi dështimi i turpshëm i Putinit dhe përse Shqipërisë e Kosovës i duhen dronët Bayraktar
Ish-komandanti i Forcave të Speciale, njëherësh ish-ministër i Brendshëm, Koloneli Dritan Demiraj, ka bërë një analizë për luftën Rusi-Ukrainë.

Ai ka nxjerrë disa “mësime” nga lufta në Ukrainë dhe ka nënvizuar rëndësinë e dronëve turq Bayraktar për Shqipërinë e Kosovën.

Komentet Demiraj i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale.

ANALIZA E DEMIRAJT:

USHTRIA E PUTINIT DREJT DËSHTIMIT TË TURPSHËM.

Ndërkohë që kemi hyrë në javën e gjashtë të përpjekjes së dështuar të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, mendoj se duhen analizuar shkaqet, rrethanat të cilat po ndikojnë në këtë pushtim të jashtëligjshëm dhe kriminal.

Në përpjekje për të mbajtur ritmin e operacioneve luftarake në Ukrainë, Vladimir Putini se fundi firmosi një dekret presidencial për mobilizimin e shpejtë të 134.500 rekrutëve të rinj të moshës 18-27 vjeç, kryesisht studentë nga universitetet dhe nga zonat rurale të Rusisë.

Por si mund të ‘lexohet’ kjo?

Tashmë pamjet e videove të tankeve, helikopterëve luftarakë, mjeteve të blinduara, transportit dhe logjistikës të shkatërruara me shumicë nga sulmet e vazhdueshme, intensive, ditën, natën në zona urbane dhe rurale të ushtrisë dhe të njësive të rezistencës Ukrainase po bëjnë xhirot e Botës.

Këtyre videove u mungonin vetëm pamjet e rekrutëve studentë rusë të frikësuar, të pamotivuar, të papajisur, të pastërvitur, etj të cilët po merren me forcë në universitete, duke i çuar drejt vdekjes në një mision tashmë të pamundur. Janë vetë këta studentë, të cilët kanë denoncuar me zë dhe figurë dërgimin e tyre me forcë në Ukrainë, duke kërkuar që ato video të shpërndahen në mënyrë që t’i shohë e gjithë bota.

Kjo tregon qartë se popullsia i Rusisë nuk është në armiqësi me popullin e Ukrainës, por është pushteti korruptiv tashmë krejtësisht i izoluar nga ndërkombëtarët i Putinit dhe i stafit të tij të ngushtë, të cilët duan shkatërrimin dhe nënshtrimin e Ukrainës. Askush nuk e kishte menduar se rezistenca e Ukrainës do të ishte kaq e suksesshme, e qëndrueshme dhe e lëvizëshme. Deri në ditën e sotme ushtria ruse përveç dinjitetit, forcës së ‘pathyeshmërisë’, luftës psikologjike, luftës informative, luftës së parregullt dhe luftës asimetrike, etj ka humbur më shumë se 30.000 ushtarë (të vrarë, plagosur, kapur peng, dezertuar nga posti luftarak) një numër shumë i lartë ky që pasqyron jo më pak 1/5 e sasisë së përgjithshme të trupave të angazhuara në luftime në Ukrainë.

Kjo pasqyrohet qartë tek urdhri i fundit për t’u tërhequr nga rrethinat e Kievit, rajonet e Çernobilit, në frontin e Kharkiv-it, Irpin, Chernihiv Zaporizhia, etj për tu përqëndruar më tepër tek dy republikat e shpallura të pavarura të Luhanskut dhe Donetskit.

Është e qartë për çdo ekspert ushtarak se kjo tërheqje e detyruar vjen pas kundërsulmeve të suksesshme të njësive speciale ukrainase rreth kryeqytetit, pas humbjeve të turpshme dhe ky mobilizim i sforcuar tregon qartë situatën drastike në të cilën ndodhet ushtria ruse.

Ky konflikt duhet të shërbejë për të nxjerrë mësime për ushtritë e NATO-s, përfshirë këtu edhe ushtritë tona në Shqipëri dhe në Kosovë, se duhet të ridimencionojmë sa më parë strukturat e njësive luftarake, pajisjet, armatimin dhe stërvitjen me qëllim përballjen me sukses të konflikteve të ngjashme në të ardhmen.

Në këtë këndvështrim, pamjet e konfliktit në Ukraninë të kujtojnë vitet 1986-1989 kur muxhahedinët afganë në Afganistan shkatërruan hiç më pak se 333 helikopterë luftarakë dhe 113 aeroplanë sovjetikë me më pak se 1000 raketa ‘Stinger’.

Në gjykimin tim por jo vetëm, ky konflikt do të shërbejë për rishikimin e taktikave të përdorimit të mjeteve të blinduara në fushëbetejë, të mbështetjes ajrore, të operacioneve luftarake nga ajri dhe rritjes së përdorimit të forcave të operacioneve speciale në luftim.

Rritja e asistencës ushtarake në Ukrainë me mbi 3 miliardë dollarë, dërgimi i më shumë se 20.000 raketave moderne kundërtanke dhe kundërajrore, blerja e më shumë se 40 droneve Bajraktar TB-2, investimi serioz për tetë vite i forcave speciale ukrainase me taktikat e fundit të luftës asimetrike, operacioneve guerrile, operacioneve psikologjike, etj ka bërë që qëndra e gravitetit të luftës të ndryshojë në favor të Ukrainës. Në respekt të lexuesit, dëshiroj të bëjmë disa analiza të thjeshta. Investimi i ushtrive tona në të ardhmen e afërt duhet të jetë ‘smart’. Një tank T-90 që kushton 5 milionë dollarë, mposhtet lehtësisht nga një raketë ‘Javelin’ 160.000 dollarë, nga një raketë ‘Carl Gustav’ 6.000 dollarë ose nga një predhë ‘RPG-7’ që gjendet me shumicë dhe ka kosto të lirë.

Një helikopter sulmues rus MI-24, MI-25, MI-28, MI-35M, KA-52, etj të cilat kushtojnë 18-30 milionë dollarë, mposhten nga një raketë ‘Stinger’ që kushton vetëm 120.000 dollarë. Por këtu duhet të shtojmë edhe kostot e trajnimit të pilotëve që shkon nga 5-7 milionë dollarë dhe kohën e gjatë që duhet për t’i zëvendësuar ata, duke shkaktuar pothuajse 30 milionë dollarë dëme nëpërmjet përdorimit të një sistemi të lirë dhe të lëvizshëm luftimi.

Në të njëjtën kohë, duhet shtuar edhe përdorimi efektiv i mjeteve të shkëlqyera ajrore turke ‘Bayraktar TB-2’, të cilat njëlloj si në konfliktin në Nagorni Karabakh, jo vetëm që kanë shkatërruar dhjetëra konvoja të mekanizuara dhe të blinduara ruse, por në të njëjtën kohë kanë mundësuar edhe informacione inteligjence në lidhje me pozicionet luftarake, vendndodhjen e trupave ruse, në të njëjtën kohë kanë ulur në ‘tokë’ moralin e ushtrisë ruse.

MESIMET E NXJERRA PER SHQIPERINE DHE KOSOVEN.

Në këtë kontekst, në pamundësi të blerjes së avionëve modernë ose të helikopterëve të sulmit me vlerë 15-30 milionë dollarë, ushtritë tona në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të zbatojnë qasjet e NATO-s “smart defense” dhe “qasjen gjithëpërfshirëse” duke u pajisur me dronë sulmi, kostoja financiare e të cilave është disa herë më e vogël, por në njëjtën kohë ofrojnë kapacitete të larta inteligjence dhe sulmi.

Një sasi prej 6-12 dronësh ‘Bayraktar TB-2’ dhe 6 copë ‘Bayraktar Akinci B’, do të rrisnin ndjeshëm kapacitetet operacionale të ushtrive tona, të cilat jo vetëm do të rrisnin sigurinë tonë kombëtare, por në të njëjtën kohë do t’i ofronin SHBA-ve dhe NATO-s një forcë të gatshme efektive në mbështetje të operacioneve të ndryshme luftarake në luftën kundër terrorizmit global.

Kjo kërkon që në të ardhmen e afërt, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës në pamundësi për të patur në dispozicion buxhete të larta ushtarake, duhet sa më parë të planifikojnë së bashku Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, Strategjinë Ushtarake dhe të fillojnë zbatimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për krijimin e njësive moderne të operacioneve speciale, modernizimin me dronë të armatosur, armë moderne kundërajrore, kundërtanke dhe krijimin e kapaciteve të qënësishme të inteligjencës.

Kolonel (Ret) SF, Dritan Demiraj, Ph.D.

Ish komandant i Forcave Speciale Shqiptare (2007-2013)./albeu.com/

The post Kolonel Demiraj: Çfarë na mësoi dështimi i turpshëm i Putinit dhe përse Shqipërisë e Kosovës i duhen dronët Bayraktar appeared first on Albeu.com.