Kanë rënë në prangat e policisë dy të rinj, 26 dhe 34 vjeç të cilët shpërndanin doza kokaine, kryesisht në lokalet e natës në Himarë.
Njoftimi policisë
Shpërndanin doza kokaine, kryesisht në lokalet e natës, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë, gati për shitje, një shumë parash dhe 2 celularë.
Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 9”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. RR., 26 vjeç dhe N. V., 34 vjeç, banues të dy në Borsh, Himarë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, rreth 130 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shpërndanin dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/albeu.com/