Drogë, vjedhje, dhunë e drejtim mjeti në gjendje të dehur, 15 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 15 shtetas për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga posedimi i lëndëve narkotike, dhunë në familje, mashtrimi dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. Gj., 35 vjeç, dhe E. Gj., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

–  B. J., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;

– G. B., 32 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë parash një shtetasi;

– S. K., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit R. K., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Xh., 35 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një shkop metalik si ato të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. Sh., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. S., 42 vjeç, L. Gj., 31 vjeç, O. O., 31 vjeç, I. K., 26 vjeç, Sh. T., 52 vjeç, D. P., 40 vjeç, F. M., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 23.02.2022 16:00