Drogë dhe armë në mjet, tentoi të korruptonte policinë për t’i shpëtuar arrestimit, si e pëson 35-vjeçari nga Kamza (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Kamza, i tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë dhe më pas u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetët e tyre. Ai u arrestuar disa minuta pasi u arratis, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Kontrolle intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë me narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Action”.

Me armë zjarri dhe lëndë narkotike, në automjet, drejt Tiranës, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë dhe më pas u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetët e tyre, kapet dhe vihet në pranga, pas disa minutash ndjekjeje, 35-vjeçari nga Kamza.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike heroinë dhe një shumë e konsiderueshme parash, që u gjetën në automjet.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Rendit, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Action”.

Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. C., 35 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që udhëtonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike, në automjet, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në autostradën Durrës – Tiranë, automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin S. C.

Drejtuesi i automjetit, për t’iu shmangur kontrollit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë dhe më pas është larguar me shpejtësi në momentin që punonjësit e Policisë do ta shoqëronin në Komisariatin e Policisë.

Pas ndjekjes nga shërbimet e tjera të Policisë, ky shtetas është kapur në Shijak, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrolit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe një shumë parash.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”./albeu.com


Shtuar 7.07.2022 17:18