Drogat që po marrin më qafë vajzat nëpër clube

26 qershori është Dita Ndërkombëtare Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave.

Por çfarë ndodh në Shqipëri? Mjekja, Suela Xhufi, thotë se marijuana, ëkstazia dhe MDMA-ja janë drogat që prefrohen më së shumti nga vajzat.

Në një intervistë për “Good Morning Albanians”, mjekja pohoi se mosha e konsumit të cigares apo alkoolit është ulur, ndërsa vihet re rritja e përdorimit të drogave nga vajzat.

“Kemi një rritje të përdorimit te femrat fatkeqësisht dhe kemi një rritje të përdorimit jo vetëm të alkoolit, por edhe te drogave të tjera. Te moshat e reja nuk është se gjejmë përdorimin e drogave të rënda,” u shpreh Xhufi./albeu.com/


Shtuar 26.06.2023 09:50