Tetëmbëdhjetë persona janë vënë nën akuzë në Malin e Zi për shkak se akuzohen për trafik droge dhe organizatë kriminale.
Mediat malazeze bëjnë me dije se gjatë operacionit janë arrestuar disa persona, ndërsa arrestimet janë kryer edhe në zonën e Herceg Novi, Podgoricë, Kolashin e Budva.
Të dyshuarit akuzohen si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që merrej me shitjen të drogës. Sipas informacioneve të para janë arrestuar dhjetë persona.
Policia ka kryer kontrolle në 14 lokacione në disa qytete të Malit të Zi ku në pranga janë vënë 10 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Si rezultat i operacionit është sekuestruar 1 ton kanabis.
Sipas autoriteteve anëtarët e organizatës kriminale transportonin drogën nga Shqipëria nëpërmjet territorit të Malit të Zi, drejt vendeve të rajonit dhe më tej në vendet e Bashkimit Europian.